Takimi i Presidentit Pendarovski me Kalid bin Mohamed al Atija, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Katarit.

17 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Katarit, Kalid bin Mohammed al Atija.

Në këtë takim u shpreh i kënaqur nga trendi pozitiv në zhvillimin e dialogut politik dhe marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, si janë shqyrtuar mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Katarin.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti politikën konstruktive të Katarit në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe rolin e tyre në përparimin e sigurisë globale, si dhe shprehu mbështetje për aktivitetet, që Katari i ndërmerr në kuadër të Iniciativës së Stambollit për Bashkëpunim.

Gjithashtu, Presidenti e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Katari, gjatë evakuimit të qytetarëve të Maqedonisë nga Afganistani, si dhe për solidaritetin dhe ndihmën e treguar në ballafaqimin me pandeminë kovid-19.

Në kontekst të mbrojtjes, janë prezantuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta ushtarake dhe investimeve në projektet infrastrukturore, si dhe u shpreh gatishmëria për zmadhimin e bashkëpunimit në luftën kundër kërcënimeve globale, terrorizmit, mbrojtjes kibernetike, ballafaqimit me sulmet hibride dhe lajmet e rreme.

Bashkëbiseduesit theksuan se faktor i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, shfrytëzimin i tërësishëm të potencialeve ekonomike dhe zbatimin e projekteve konkrete, është përmirësimi i mëtejshëm i suazë ligjore midis dy vendeve.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e ngjarjeve në të dy rajonet, mbi zhvillimet aktuale në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në kontinentin evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...