Takimi i Presidentit Pendarovski me Karen Donfrid, ndihmëssekretare shtetërore amerikane për çështje evropiane dhe euroaziatike

28 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e priti Karen Donfrid, ndihmëssekretaren shtetërore për çështje evropiane dhe euroaziatike në Stejt Departmentin e Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Në fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, ngjarjet aktuale në vend dhe vijimi i proceseve reformuese, si dhe prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë së Veriut nëpër prizmin e ngjarjeve aktuale në rajon dhe në Evropë.

Presidenti Pendarovski referoi se vizita e Donfridit në Ballkanin Perëndimor, është vërtetim për mbështetjen e fuqishme amerikane për stabilitetin rajonal dhe mbi rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të proceseve demokratike në rajon.

Gjithashtu, Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe në përforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në. Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe në këtë drejtim e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen amerikane, shtoi Presidenti Pendarovski. Ai e përshëndeti dialogun bilateral strategjik me SHBA-në si dhe impulsin pozitiv në marrëdhënie e ndërsjella për përparim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë, sundimit të të drejtës, ekonomisë, energjetikës dhe ndryshimeve klimatike.

Në këtë takim bashkëfolësit diskutuan edhe mbi dinamikën politike dhe situatën ekonomike në Evropë, të shkaktuar nga invazioni rus mbi Ukrainën, ku Presidenti Pendarovski i theksoi masat e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe e riafirmoi qëndrimin për harmonizimin e tërësishëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes së BE-së.

Duke folur për ngjarjet e sigurisë dhe pasojat mbi Ballkanin, Presidenti alarmoi për rëndësinë e zhbllokimit të eurointegrimeve maqedonase dhe gjetjen e zgjidhjes konstruktive për mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

Duke pasur parasysh ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe në kontinentin evropian, Presidenti shtoi se është e domosdoshme që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë sa më shpejt, për shkak të rrezikut të minimit të mbështetjes së integrimit evropian dhe ngadalësimit të tempit për proceset reformuese si sundimi i të drejtës, reformat në drejtësi, reformat në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....