Takimi i Presidentit Pendarovski me Katrin Ostvald-Rihter, udhëheqësen e Institutit Gëte Shkup

26 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Katrin Ostvald-Rihter, udhëheqësen e re të Institutit Gëte Shkup.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me punën aktuale të institutit, që është në drejtim të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor dhe afirmimit të mësimit të gjuhës gjermane, si dhe realizimin e programeve të kulturës dhe arsimit që e përparojnë dialogun ndërkulturor.

Udhëheqësja e sapoemëruar Ostvald-Rihter i prezantoi planet, prioritetet dhe qëllimet e punës së vet dhe interesin e saj që t’i adresojë potencialet e pashfrytëzuara në sferën e produktivitetit kulturor dhe artistik te ne.

Presidenti Pendarovski e theksoi kontributin që e jep instituti në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-gjermane dhe shprehu bindjen për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve arsimore dhe kulturore midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....