Takimi i Presidentit Pendarovski me komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, Gjeneral Kristofer Kavoli

25 Maj 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti gjeneralin Kristofer Kavoli, komandant i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, sidomos në sferën e mbrojtjes.

Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA-ja është aleati dhe mbështetësi kryesor i shtetit tonë nga pavarësia e tij dhe se Maqedonia e Veriut i vlerëson veçanërisht marrëdhëniet me SHBA-në, si partneri i saj strategjik. Anëtarësimi në NATO, theksoi Presidenti Pendarovski, jep mundësi shtesë për përforcimin e partneritetit.

Presidenti Pendarovski e vuri në dukje përkushtimin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe Armatës së saj, nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në të kontribuojë në operacionet paqësore ndërkombëtare, duke përfshirë edhe misionet e realizuara në Irak dhe në Afganistan.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e falënderoi për kontributin e përgjithshëm të SHBA-së në modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për trajnimin dhe edukimin e përfaqësuesve të saj.

Presidenti Pendarovski i riafirmoi përpjekjet e veta për zmadhim të vazhdueshëm të buxhetit të mbrojtjes, deri në plotësimin e qëllimit të vendosur deri në vitin 2024 – minimum 2 përqind e PBV-së  të investohet në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës.

Para bashkëfolësit Presidenti Pendarovski prezantoi një pjesë të arritjeve dhe zhvillimin e arritur në shkathtësitë ushtarake të Armatës, në përputhje me nevojat që dalin nga anëtarësimi në NATO.

Në këtë takim janë shkëmbyer informacione mbi stërvitjen multinacionale “Goditje vendimtare 21” që mbahet në poligonin ushtarak “Krivollak”. Presidenti Pendarovski theksoi se me realizimin e stërvitjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dëshmon edhe njëherë përgatitjen e saj që të veprojë në koordinim me aleatët tanë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit