Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majorin Gregori Najt.
Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe të frytshëm midis Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gradës Nacionale të Vermontit, nëpërmjet pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore, realizimin e stërvitjeve, edukimit dhe trajnimit të përbashkët të përfaqësuesve të të dy armatave.
Bashkëfolësit konstatuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO jep kontribut shtesë mbi përparimin, zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit.
Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën e tërësishme amerikane, si dhe për mbështetjen në fushën e mbrojtjes, e cila është bazë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Gjeneral-majori Gregori Najt e theksoi rolin e forcave të armatosura maqedonase dhe pjesëmarrjen e tyre në misionet ndërkombëtare si jashtëzakonisht të suksesshme dhe nënvizoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është më se i merituar.
Në këtë takim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në Afganistan, ku Armata jonë dhe Garda Nacionale e Vermontit kanë marrë pjesë në mënyrë të koordinuar në misione, qëllimi i të cilave ishte sigurimi i stabilitetit dhe promovimi i ndërtimit të shoqërisë demokratike.