Takimi i Presidentit Pendarovski me Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Oliver Varheji

7 Tetor 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varheji.

Komisari Varheji ia dorëzoi Presidentit Pendarovski Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi gjetjet kryesore në raportin e shpallur.

Duke e falënderuar për angazhimin e Komisarit Varheji dhe për mbështetjen e tij të fortë për perspektivën për zgjerim të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Pendarovski theksoi se Raporti jep një pasqyrë të detajuar të gjendjeve në shtet dhe për shkallën e realizimit të reformave. Sipas Presidentit Pendarovski, raporti i Komisionit jep nxitje për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës reformuese në të gjitha sferat e dhëna në këtë dokument dhe është një hap drejt fillimit formal të negociatave aderuese për anëtarësim gjatë presidencës gjermane me BE-në, deri në fund të vitit.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor i cili u prezantua dhe ka për qëllim ta nxitë rimëkëmbjen afatgjate ekonomike në rajon, e cila është vështirësuar për shkak të pandemisë me kovid-19, kurse është në funksion të përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Presidentit Pendarovski, nga plani i prezantuar përcaktohet se e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, kurse Brukseli demonstron qartë se rajoni është prioriteti i tij gjeostrategjik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit