Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të vendosura në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim morën pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonas dhe i Justinian Primas, z.z. Stefan, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul UlemaH. Hfz. Shaqir ef. Fetahu,Ipeshkvi i Shkupit dhe Eparku i Dioqezës Strumicë-Shkup, Kiro Stojanov, superintendenti i Kishës Evangjeliste-Metodiste, Marjan Dimov, si dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze Darijan Sotirovski.
Temë e këtij takimi ishin festat që do të vijnë të Pashkës së Madhe dhe Ramazanit dhe kushtet në të cilat, për shkak të pandemisë me kovid-19 edhe këtë vit do të jetë idomosdoshëmkujdesi nga besimtarët gjatë festimit në objektet fetare në shtet.
Presidenti Pendarovski foli mbi rëndësinë e rolit të krerëve të bashkësive fetare, si në kultivimin e bashkëjetesës që është parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe përparimin e shtetit ashtu edhe mbi rëndësinë e veprimeve të tyre në kohën e pandemisë së kovid-19.
Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare u bënë apel besimtarëve që të sillen me kujdes dhe përgjegjësi, të respektojnë seriozisht dhe pakushte masat dhe rekomandimet e pushtetit shëndetësor, që të mbrojnë veten dhe ata të cilët do të vendosin këtë vit t’i vizitojnë tempujt fetarë me rastin e festave, si dhe për domosdoshmërinë e vaksinimit të qytetarëve.
Presidenti Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve të sillen me përgjegjësi dhe vetëdije gjatë festimit të festave të ardhshme fetare.
Në këtë takim ishte riafirmuar qëndrimi se bashkëjetesa dhe respektimi i dallimeve janë vlerat themelore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.