Takimi i Presidentit Pendarovski me kryeministren e Finlandës, Marin

20 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti kryeministren e Qeverisë së Republikës së Finlandës, Sana Marin.

Në Fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, perspektivat e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE; ngjarjet e reja aktuale politike dhe ekonomike në Evropë, si dhe aplikimi i Finlandës për Anëtarësim në NATP:

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e përshëndeti tendencën për përparim të marrëdhënieve politike me Finlandën dhe shprehu falënderim për mbështetjen e tyre të përhershme dhe parimore të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të politikës së zgjerimit të BE-së, si proces me rëndësi strategjike për rajonin.

Në këtë drejtim u shkëmbyen mendime në lidhje me Këshillin e BE-së dhe bllokadën e Bullgarisë, ku Presidenti tha se procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë rob i situatave të brendshme politike të vendeve anëtare të Bashkimit.

Në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, Presidenti Pendarovski e përshëndeti aplikimin e Finlandës për hyrje në NATO. Ai tha se Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe do ta mbështesim pa kushte anëtarësimin e Finlandës në Aleancë, gjë që do ta përforcojë jo vetëm sigurinë e Evropës Perëndimore por edhe të NATO-s në tërësi.

Në këtë takim u fol edhe mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral me Finlandën dhe ballafaqimin me sfidat gjeopolitike të imponuara nga kriza në Ukrainë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit