Takimi i Presidentit Pendarovski me kryeministrin bullgar Kirill Petkov

18 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e priti kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi mundësitë për përparim të bashkëpunimit bilateral në shumë sfera të interesit të përbashkët, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë fqinjë të afërm dhe aleatë në NATO. Në këtë drejtim Presidenti shprehu mbështetje për dialogun e filluar midis dy qeverive, propozimet konkrete të shprehura, si dhe qëllimet për intensifikim të bisedimeve në periudhën e ardhshme me qëllim që të arrihen rezultate të matshme në interes të qytetarëve.

Në lidhje me çështjet e hapura midis dy vendeve, Presidenti tha se nevojitet kthimi i besimit midis dy qeverive, që do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të dialogut politik për çështjet më të ndjeshme. Tejkalimi i mosmarrëveshjeve të ndërsjella është i rëndësishëm për zhvillimin pa pengesa të proceseve maqedonase të eurointegrimeve, si dhe për neutralizimin e zmadhimit të euroskepticizmit dhe të tendencave negative në rajon.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në shpirtin e fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të parimit të barazisë midis dy palëve, ka vullnet të fuqishëm politik që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të gjendet zgjidhje me kompromis për çështjet e hapura.

Ai shtoi se hapja e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do të jetë përfitim për prosperitetin dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Ai do të ndikojë mandej mbi përparimin e bashkëpunimit në ekonomi, shkëmbimin tregtar, lidhjen infrastrukturore si dhe mbi bashkëpunimin në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....