Takimi i Presidentit Pendarovski me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateuzh Moravjecki

24 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, sot në Varshavë u takua me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateuzh Moravjecki.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ekziston një bazë e përkryer për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të deritanishëm ekonomik.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Polonisë është partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s dhe një nga mbështetësit më të fuqishëm të aspirimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme dhe shprehu pritjen që ajo të vazhdojë, duke shtuar se përvojat polake do të jenë shumë të dobishme për procesin aderues në BE.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, në kontekstin e luftës në Ukrainë, mbi sfidat energjetike dhe ekonomike në Evropë dhe mbi mekanizmat për tejkalimin e tyre.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit