Takimi i Presidentit Pendarovski me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer

4 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, i cili po qëndron në  vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi procesin e transformimit, pajisjes dhe modernizimit të armatës maqedonase dhe pjesëmarrjes në operacionet dhe stërvitjet ndërkombëtare.

Bashkëfolësit biseduan mbi bashkëpunimin midis Maqedonisë së veriut dhe NATO-s, mbi çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, kurse janë shkëmbyer edhe mendime dhe informacione mbi gjendjen në Ukrainë dhe mbi rolin e Aleancës në mbrojtjen e popullit ukrainas nga agresioni ushtarak rus. Në atë kontekst, Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke thënë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, në suazat e mundësive do të vazhdojë të japë ndihmë humanitare, ushtarake dhe diplomatike, me qëllim përfundimtar ndalim të agresionit ushtarak.

Presidenti Pendarovski dhe admirali Bauer konstatuan se Aleanca duhet të vazhdojë me përpjekjet e veta për mbështetje të Ukrainës me qëllim të stabilizimit të situatës në të gjithë hapësirën euroatlantike.

Presidenti Pendarovski shprehu përgatitjen për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe përforcimit të aleancës së NATO-s në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta për siguri kolektive dhe paqe në kontinentin evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit