Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen

29 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejejn, e cila është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi procesin e negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbi ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi ngjarjet aktuale në rajon.

Në atë drejtim janë shkëmbyer informacioni mbi fazat e mëtejshme në negociata pas përfundimit të procesit të skriningut dhe mbi dinamikën e zbatimit të reformave.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat, si dhe mbi Planin për zhvillim të Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë strategjike të zbatimit të ndryshimeve të Kushtetutës dhe implikimet e mëtejshme mbi perspektivën evropiane të vendit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit