Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan

16 Korrik 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Sot,në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Sllovenisë, zhvilloi takim me  z. Dejan Zhidan, Kryetar i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë.

Në takimin u shkëmbyen mendime e marrëdhënive bilaterale mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin në nivel parlamentar, duke theksuar se të dy vendet vazhdimisht kultivojnë marrëdhënie miqësore, pa çështje të hapura, me bashkëpunim të gjatë konstruktiv dhe mbështetje të ndërsjellë si në plan bilateral, ashtu edhe në atë multilateral.Në këtë kontekst, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy parlamenteve.

Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen e tij për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në Asamblenë Kombëtare dhe shprehu shpresën se ratifikimi në të gjitha vendet anëtare të Aleancës do të përfundojë në periudhën e ardhshme, dhe kështu Republika e Maqedonisë së Veriut, shumë shpejt, deri në fund të këtij viti, do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Presidenti Pendarovski theksoi se në periudhën vijuese bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë në aspektin e procesit të integrimeve euroatlantike në kuadër të procesit “Brdo-Brijuni”, Procesi i  Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe iniciativave të tjera rajonale.

Në takim u vu në dukje nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, për çka u konkludua se ka potencial të madh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit