Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

13 Janar 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Duke ia uruar zgjedhjen si kryetar i BFI-së, Presidenti Pendarovski i uroi sukses në punë dhe i theksoi përpjekjet e veta për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai do të japë një kontribut të theksuar në misionin e BFI-së, në përparimin e bashkëjetesës dhe respektimin e diversiteteve, si një nga vlerat themelore të shtetit tonë.

Në këtë takim kryetari i BFI-së e njohu Presidentin Pendarovski me punën aktuale të bashkësisë, si dhe me aktivitetet dhe projektet e planifikuara në periudhën e ardhshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit