Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano

5 Nëntor 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Pendarovski sot u takua me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano i cili po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, bashkëfolësit biseduan mbi proceset aktuale reformuese në gjyqësor dhe mbi bashkëpunimin e shtetit me Gjyqësorin.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi midis institucioneve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë e ka nënshkruar Protokollin 16 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i cili, pas ratifikimit në Kuvend, do të mundësojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis gjykatave më të larta në Maqedoninë e Veriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti Pendarovski theksoi se Komisioni Evropian në raportin e fundit mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi pozitivisht përparimin e vendit tonë në reformat në gjyqësor dhe përparimin në miratimin e strategjive për reformat të cilat do ta përforcojnë pavarësinë e gjykatës.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin përkatës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore dhe sidomos për zbatimin në kohë të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....