Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel

5 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili është në vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi ngjarjet politike aktuale në Maqedoninë e Veriut, mbi sfidat në lidhje me perspektivat evropiane të vendit dhe mbi propozimin e BE-së për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi vizitën e Mishelit, duke e karakterizuar si dëshmi mbi përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe informoi mbi vijimin e procesit të gjerë konsultues i cili po mbahet për propozimin francez, si dhe mbi atmosferën në shoqërinë tonë për këtë çështje.

Të dy presidentët ranë dakord se pranimi i propozimit francez do të mundësojë hapjen e fazës së parë të negociatave aderuese, kështu zhbllokohet faktikisht integrimi në BE i vendit tonë. Përveç kësaj, hapja e fazës së parë do të jetë nxitje e mëtejshme mbi përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, por do të ndikojë pozitivisht edhe mbi gjendjen e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime në kontekst të shqetësimit i cili ekziston te qytetarët në lidhje me çështjet e identitetit, ku Presidenti Pendarovski theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit