Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Jandrokoviq

30 Qershor 2021 | Kumtesat, Takimet

 Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, sot realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

Në këtë takim është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë dhe është riafirmuar interesi i përbashkët për ndërtimin e mëtejshëm të relacioneve tradicionale miqësore midis dy shteteve nëpërmjet zgjerimit dhe përforcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Të dy bashkëfolësit e theksuan përpjekjen e përbashkët për intensifikim të bashkëpunimit parlamentar sidomos duke e dinamizuar nëpërmjet komisioneve për punë të jashtme dhe për çështje evropiane në të dy parlamentet, si një kontribut i rëndësishëm në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dhe në krijimin e një ambienti për bashkëpunim rajonal më cilësor.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia ndajnë vlera identike në funksion të realizimit të qëllimeve të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë rajonin për të cilat kontribuon edhe bashkëpunimi i ndërsjellë si dy shtete miqësore dhe aleate në Aleancën e NATO-s.

Në kontekstin e rrugës sonë eurointegruese, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e përhershme, të fortë, të padyshimtë të Kroacisë e cila në periudhën e mëparshme është manifestuar aktivisht në shumë nivele duke e ruajtur fokusin e këtij procesi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...