Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec

16 Korrik 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Sot, në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Sllovenisë, zhvilloi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec.

Në takimin u shkëmbyen mendime e marrëdhënive bilaterale mes dy vendeve, të karakterizuara nga besimi, miqësia dhe partneriteti solid, dhe diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe zhvillimet dhe sfidat aktuale në rajon dhe në Ballkan.

Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se mbështetja e hapur dhe pa rezerva e Republikës së Sllovenisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë Veriore do të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti dhe do të fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësimin në BE.  Presidenti Pendarovski falenderoi Slloveninë për të gjithë mbështetjen deri më tani për procesin e integrimit euro-atllantik.

Të dy bashkëbiseduesit konkluduan se përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Në takimin u shkëmbyen mendime dhe për sfidat e emigracionit të paligjshëm, ku ishte konstatuar nevoja për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm deri tani edhe në të ardhmen, që synon stabilitet dhe siguri më të madhe rajonale.

Deklarata e përbashkët e të dy bashkëbiseduesve ishte se në të ardhmen, përpjekjet duhet të drejtohen në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi tregtar, përmes bashkëpunimit më të ngushtë të komuniteteve të biznesit dhe inkurajimit të investimeve nga të dy vendet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....