Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin

13 Gusht 2020 | Kumtesat

 

Sot në Vila Vodno, në orët e pasdites u mbajt takim midis Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pas takimit, Presidenti Pendarovski dha deklaratë për mediat.

Presidenti Pendarovski theksoi se në bazë të dispozitave kushtetuese, por edhe në bazë të konsultimeve me juristë eminentë, afati për dhënien e mandatit filloi të rrjedhë nga dita e verifikimit të mandateve të 120 deputetëve, duke theksuar se sipas Kushtetutës në këtë periudhë është i obliguar  t’ia besojë mandatin kandidatit të partisë apo partive të cilat kanë shumicën në Kuvend, ose atij të cilit e ka bindur se po bisedohet me shumë parti politike për sigurimin e shumicës.

Presidenti theksoi se në lidhje me pohimin e zotit Mickovskit, ai ka qëndrim krejtësisht të kundërt i cili bazohet në leximin e Kushtetutës dhe ndjekjen e praktikës politike në 30 vitet e kaluara të interpretimit të asaj norme kushtetuese. Presidenti Pendarovski në atë kontekst theksoi se nga verifikimi i mandateve fillon numërimi i dhjetë ditëve ku Presidenti është i obliguar ta japë mandatin, përkatësisht, se ky nuk është opsion, por duhet ta kryejë këtë me patjetër, sipas nenit 90 të Kushtetutës, i cili thotë “Presidenti është i obliguar ta japë mandatin”.

Presidenti Pendarovsi i rikujtoi situatat në vitin 2006 dhe 2016, kur me letër nga kryesuesit e Kuvendit, Stojan Andov dhe Trajko Veljanovski ishin informuar ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov, se me verifikimin e mandateve të deputetëve Kuvendi është konstituar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Presidenti Pendarovski tha se me përjashtim të kryetarit të LSDM-së, Zorn Zaevi, asnjë nga kryetarët e partive parlamentare nuk e ka informuar se mund të sigurojë shumicë parlamentare.

Presidenti Pendarovski theksoi se asnjë president deri më tani nuk ka kërkuar deklarata, përveç Gjorge Ivanovit herën e dytë, pasi Gruevski nuk arriti të formojë shumicë parlamentare, kështu që mandatin duhet ta merrte Zoran Zaevi. Ai shtoi se shumica prej 61 deputetësh nuk përcaktohet te Presidenti me nënshkrime ose me deklarata të vërtetuara në notar, por përcaktohet në ditën e votimit të Qeverisë së re në Kuvend.

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....