Takimi i Presidentit Pendarovski me liderët e RDM-së, Lidhjes Demokratike dhe PLD-së

4 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me kryetaren e RDM-së, Maja Moraçanin, kryetarin e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, si dhe kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike Goran Milevski, parti të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar.

Në këtë takim u bisedua mbi ngjarjet aktuale politike në vend dhe mbi propozimin e modifikuar të kryesisë franceze me BE-në mbi fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Liderët e të tri partive i argumentuan pikëpamjet partiake mbi propozimin francez, dhe i theksuan shqetësimet e tyre në lidhje me të.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit