Presidenti Pendarovski sot e priti Majk Zafirovskin, bashkëthemeluesin e “Maqedonia 2025”, së bashku me përfaqësuesit e organizatës.
Në këtë takim u bisedua mbi përfundimet dhe mbi reagimet e para të edicionit të 11-të të samitin të “Maqedonia 2025”, ku këtë vit në fokus ishin transformimi i përshpejtuar digjital, bashkëpunimi rajonal dhe inovacionet.
Presidenti Pendarovski e falënderoi Majk Zafirovskin dhe anëtarët e tjerë të organizatës “Maqedonia 2025” për angazhimin e tyre për kontributin në ekonominë maqedonase, duke nxitur breza të rinj të liderëve në biznes, të domosdoshme për zhvillimin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëfolësit në këtë takim shprehën bindjen se “Maqedonia 2025”, së bashku me institucionet shtetërore, me sektorin qytetar, bashkësinë akademike dhe të biznesit mund të kontribuojnë mbi tejkalimin e sfidave ekonomike bashkëkohore në shtetin tonë.
Në këtë takim, Presidenti Pendarovski i dorëzoi shtetësinë maqedonase Majk Zafirovskit. Zafirovski është biznesmen i suksesshëm botëror, me prejardhje maqedonase i cili jeton dhe punon në SHBA. Së bashku me biznesmenë të tjerë nga diaspora është themelues i organizatës “Maqedonia 2025”, e cila ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut.