Takimi i Presidentit Pendarovski me Manuel Saracin, të dërguarin special të Qeverisë së Republikës Federative të Gjermanisë

16 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Manuel Saracin, të dërguarin special të Qeverisë së Republikës Federative të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim u bisedua mbi procesin e integrimeve evropiane në vend, gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si dhe mbi ngjarjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë drejtim Presidenti shprehu pritjen për mbështetjen e mëtejshme të fuqishme nga pushteti gjerman në aderimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë të të gjithë rajonit.

Presidenti e përshëndeti rolin e rëndësishëm të Saracinit, si i dërguar special i Qeverisë federative gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, që është edhe një vërtetim për përkushtimin e tyre nga rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...