Takimi i Presidentit Pendarovski me Mimi Kodhelin, kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë

23 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga Mimi Kodheli, deputete dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski tha se shteti ynë ka përcaktim të qartë për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë me Shqipërinë nëpërmjet dialogut të hapur dhe konstruktiv, si mënyra më e pranueshme për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të të ardhmes me prosperitet. Në këtë kontekst ai e theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dinamik midis parlamenteve të të dy shteteve.

Përveç kësaj janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi integrimet evropiane, si edhe mbi zhvillimin e fundit të ngjarjeve pas mbajtjes së takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian. Bashkëfolësit ranë dakord se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria meritojnë që pa shtyrje t’i fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, si dhe vlerësuan se kjo do të pasqyrohet pozitivisht mbi të gjithë rajonin dhe është investim gjeostrategjik në Bashkimin stabil dhe me prosperitet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...