Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrat për çështje evropiane të Irlandës dhe të Finlandës

4 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti ministrin shtetëror irlandez për Çështje Evropiane, Tomas Bërn dhe ministren finlandeze për Çështje Evropiane, Turi Tupurainen, të cilët janë në vizitë të përbashkët në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim janë riafirmuar marrëdhëniet miqësore me të dy vendet, përkushtimi i përbashkët për përparimin e dialogut politik, si dhe për bashkëpunimin bilateral më intensiv dhe gjithëpërfshirës.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës për procesin tonë eurointegrues, si dhe ndihmën në plotësimin e agjendës evropiane dhe obligimet reformuese në shumë fusha vitale.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi ngjarjet aktuale politike në vend, në kontekstin e propozimit francez për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ministrat theksuan se ideja për Bashkësinë politike evropiane nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, por vlerë e shtuar gjatë procesit i cili udhëheq anëtarësimin në Bashkim.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendimin edhe mbi gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si edhe mbi implikimet ekonomike dhe të sigurisë mbi rajonin, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën. Gjithashtu, u konstatua nevoja për përforcim të sigurisë ndërkombëtare dhe qasjes multilateralen në zgjidhjen e sfidave globale dhe në këtë drejtim, është përshëndetur vendimi i Finlandës dhe Suedisë të ftohen zyrtarisht t’i bashkëngjiten NATO-s, të marrë në Samitin e Aleancës në Madrid.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit