Takimi i Presidentit Pendarovski me ministren e kulturës, Stefoska

6 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidentit Pendarovski priti ministren e kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska.

Në takim, ministrja Stefoska e informoi Presidentin Pendarovski për aktivitetet dhe prioritetet aktuale të Ministrisë, gjendjen aktuale të institucioneve kulturore publike dhe nevojën për reforma institucionale në mënyrë që të zbatohet vazhdimisht koncepti i institucioneve të hapura.

Në këtë drejtim, u shqyrtuan mundësitë për realizimin e iniciativave të reja në kulturë dhe art, me të cilat do të krijohet një urë midis trashëgimisë kulturore dhe praktikave bashkëkohore kulturore.
Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime mbi mënyrat e mundshme për të ndihmuar të gjithë punonjësit e kulturës në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia e KOVID-19.

Presidenti Pendarovski, nga ana e tij, theksoi se përkundër të gjitha sfidave, është me rëndësi të madhe të ruhet integrimin kulturor dhe fryma e krijimtarisë, duke përshtatur ngjarjet kulturore në përputhje me rregullat e reja të imponuara nga pandemia.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për krijimin e një hapësire të pavarur kulturore dhe forcimin e saj, përmes zbatimit të politikave kulturore zhvillimore, si dhe mbështetje në promovimin e diplomacisë kulturore, me qëllim afirmimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë në rajon dhe më gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...