Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman

15 Qershor 2022 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u vërtetuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis dy shteteve dhe u shpreh kënaqësia për dialogun politik intensiv, bisedat konstruktive, si dhe për shkëmbimin  e vizitave në nivelin e lartë dhe më të lartë, gjë për të cilën flasin edhe pjesëmarrjet e Presidentit kroat Zoran Millanoviq dhe ministrit Gërliq Ramadan në konferencën ndërkombëtare “Prespa forumi për dialog” që do të mbahet në Ohër.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme kroate për procesin eurointegrues dhe shprehu përgatitjen dhe pritjen për mbajtjen sa më parë të Konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Në këtë kontekst, bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi zhvillimin e fundit të ngjarjeve me Bullgarinë fqinje, si dhe për përpjekjet e presidencës franceze me Bashkimin për zhbllokim dhe hapje të procesit.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Gërliq Radman biseduan edhe mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe invazionin rus mbi Ukrainën, si dhe mbi sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....