Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Jepe Kofod

1 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Jepe Kofod, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëfolësit në këtë takim konstatuan se të dyja shtetet ndërtojnë vazhdimisht marrëdhënie aleate dhe partnere. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu interes për intensifikim të dialogut politik në nivel të lartë. Presidenti Pendarovski dhe ministri Kofod e theksuan edhe nevojën për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku Presidenti Pendarovski shprehu falënderim mbi mbështetjen parimore të Danimarkës për procesin evrointegrues të Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë do të vazhdojë të punojë në agjendën reformuese vendase, me fokus në sundimin e të drejtës, përforcimin e efikasiteti dhe paanshmërisë në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Bashkëfolësit biseduan edhe mbi gjendjen e sigurisë në Afganistan, si dhe mbi vendimin e Maqedonisë së veriut që të pranojë civilë afganë.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e falënderoi ministrin për vaksinat e dhuruara për mbrojtje nga kovid-19.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....