Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva

21 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva.

Në këtë takim u bisedua mbi mundësitë për përparim të Maqedonisë së Veriut në eurointegrimet, në prag të mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian, muajin e ardhshëm. Bashkëfolësit shkëmbyen informacione dhe mendime mbi çështjet bilaterale lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në kontekst të tejkalimit të problemeve me Bullgarinë.

Në takim u theksua rëndësia e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare së shpejti si dhe e fillimit formal të negociatave të pranimit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Presidenti shprehu falënderim për ministrin Silva për përpjekjet e presidencës portugeze e cila, përkrah numrit të shumtë të temave të rëndësishme, e mban fokusin dhe debatin për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....