Takimi i Presidentit Pendarovski me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor

8 Tetor 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”, sot në Bratislavë kishte takim me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, sidomos në aspektin e stabilitetit rajonal, si dhe  mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në atë drejtim, Presidenti Pendarovski e informoi përfaqësuesin e posaçëm Llajçak se Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në për të cilat pritet fillim formal gjatë presidencës gjermane.

Përfaqësuesi i posaçëm Llajçak e përmendi Maqedoninë e Veriut si një shembull jashtëzakonisht pozitiv në rajon duke e theksuar përparimin e rëndësishëm që është arritur në vitet e kaluara.

Presidenti Pendarovski e informoi përfaqësuesin e lartë Llajçak mbi gjendjet aktuale në vend dhe shprehu kënaqësinë për komunikimin e tyre të rregullt dhe për shkëmbimin e informacioneve të interesit të përbashkët.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....