Takimi i Presidentit Pendarovski me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borel

17 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës në Republikën e Turqisë, sot realizoi takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borel.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi gjendjet aktuale në lidhje me aspirimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mbi përparimin në fushat kryesore.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen që Bashkimi Evropian t’i valorizojë përpjekjet e përgjithshme të shtetit dhe të bëhet hapi në lidhje me fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajonit. Nën dritën e zhvillimit të fundit të marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të dy bashkëfolësit biseduan edhe mbi marrëdhëniet midis dy vendeve, duke folur mbi përpjekjet e kryesimit portugez me BE-në dhe mbi mundësinë për tejkalimin e çështjeve të hapura në prag të mbajtjes së  Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit