Takimi i Presidentit Pendarovski me nxënësin Vanja Gjorgjioski nga Prilepi

14 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Vanja Gjorgjioski, nxënës në klasën e gjashtë nga Prilepi, i cili zuri vendin e parë në Olimpiadën e gjuhës angleze Hipo (Hippo English Language Olympiad).

Në finalen e kësaj gare, që u mbajt nga 28 deri më 30 shtator në Romë, Itali, Gjorgjioski mori medaljen e artë në kategorinë “Hipo 1” në konkurrencë me 28 nxënës nga e gjithë bota.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi Gjorgjioskin për suksesin e madh, të arritur në konkurrencë me kandidatë nga 54 vende dhe me pjesëmarrje të 184 nxënësve në rundet finale të garës.

Hipo është olimpiadë ndërkombëtare që organizohet me qëllim që ta promovojë rëndësinë e njohjes së gjuhës angleze dhe t’i afrojë nxënësit nga vende të ndryshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...