Takimi i Presidentit Pendarovski me odat ekonomike të Platformës për dialog publik-privat

24 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti kryetarët e katër odave ekonomike të cilat janë pjesë e Platformës për dialog publik-privat.

Në këtë takim, kryetarët e odave Presidentit Pendarovski ia prezantuan prognozat dhe sfidat me të cilat do të mund të ballafaqohen gjatë vitit 2021, me pasqyrim të vitit të vjetshëm jashtëzakonisht të vështirë, si në bazën shëndetësore ashtu edhe në atë ekonomike.

Kryetarët e odave informuan mbi analizat dhe pritjet e veta, të sektorit të biznesit, mbi dinamikën sipas së cilës do të zhvillohet importi dhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve. Në këtë takim u bisedua edhe mbi intervenimet qeveritare në formën e pakove për ndihmë të sektorëve të biznesit të goditur nga kovid-19.

Njëkohësisht, odat e Platformës për dialog publik-privat thanë se duhet të zvogëlohet numri i ligjeve që miratohen me procedurë të shpejtë, ndërsa kanë të bëjnë me ekonominë. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu përgatitjen për konsultim me cilëndo odë gjatë nënshkrimit të dekreteve të ligjeve të cilat rregullojnë detaje në sektorin e biznesit.

Në këtë takim morën pjesë Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Daniela Arsovska, kryetare e Lidhjes së  Odave Ekonomike dhe Aneta Antova Pesheva, kryetare e Këshillit Drejtues të MASIT.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...