Takimi i Presidentit Pendarovski me organizatorët e Kampionatit Evropian në hip-hop dhe brejkdens dhe Kampionatit botëror në vallëzime latine

27 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti organizatorët, koreografët dhe një pjesë të pjesëmarrësve të vendit tonë në Kampionatin evropian në hip-hop dhe brejkdens dhe Kampionatin botëror të vallëzimeve latine nikoqir i të cilëve është shteti ynë.

Në këtë takim organizatorët Trajçe Petkovski nga studioja e vallëzimit “Brej a leg” (Break a Leg) dhe Ilija Karadakoski nga studioja e vallëzimit “It dhë bit” (Eat dhe Beat), e informuan Presidentin mbi përgatitjet e të dy kampionateve që përbëjnë një mundësi për njohje të ndërsjellë dhe lidhje të pjesëmarrësve, si dhe për vendosjen e platformës për mbështetje të të rinjve për përsosjen në fushën e valëzimit që është një gjuhë universale për afrim të kulturave.

Gjatë takimit, kërcimtarët e rinj u prezantuan me performancë hip-hop. Presidenti Pendarovski organizatorëve i përgëzoi për organizimin e suksesshëm të kampionateve, ndërsa pjesëmarrësve përfaqësim të suksesshëm të vendit tonë në gara.

Kampionati Evropian në hip-hop dhe brejkdens do të mbahet nga 6 deri më 9 qershor, kurse Kampionati botëror në vallëzimin latin nga 1 deri më 5 nëntor të këtij viti në Shkup. Në Kampionatin evropian pritet të marrin pjesë mbi 2500 garues nga 25-30 vende. Vitin e kaluar vendi ynë ishte nikoqir i Kampionatit evropian në hip-hop dhe balet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...