Takimi i Presidentit Pendarovski me organizatorët e Mbrëmjeve strugane të poezisë dhe poeten Iva Damjanovski

2 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Pas përfundimit të festivalit eminent ndërkombëtar Mbrëmjet strugane të poezisë, sot Presidenti Pendarovski i priti drejtorin e festivalit Todorçe Tasevski dhe kryetaren e jurisë për dhënien e çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, Angelina Banoviq-Markovska. Në këtë takim mori pjesë edhe poetja e re Iva Damjanovski, e cila për vëllimin e vet me poezi “Dyshimi” e mori çmimin “Vëllezërit Milladinovci” për vitin 2020.

Në takim, drejtori i këtij manifestimi kulturor Todorçe Tasevski e informoi Presidentin Pendarovski mbi evenimentet të cilat u mbajtën në suazat e edicionit të 59 të Mbrëmjeve strugane të poezisë, i cili për shkak të pandemisë kovid-19 këtë vit u mbajt me program të shkurtuar dhe të ndryshuar. Në këtë drejtim, siç tha Tasevski, në Strugë morën pjesë vetëm poetët vendas, kurse mysafirët nga jashtë u paraqitën nëpërmjet video-leximeve. “Duke i ndjekur protokollet e sigurisë dhe përkrah programit të reduktuar, edhe këtë vit Mbrëmjet strugane të poezisë i përmbajtën përmbajtjet e veta më të rëndësishme poetike”, shtoi drejtori i festivalit Tasevski.

Duke i përgëzuar për përpjekjet që të mos ndërpritet tradita prej gjashtë dekadash e Mbrëmjeve strugane të poezisë, Presidenti Pendarovski theksoi se kultura dhe arti janë më shumë se të domosdoshme në kohën e krizave, siç është pandemia me virusin korona.

“Në disa muajt e kaluar u ballafaquam të gjithë me një situatë jo të zakonshme. Pjesa më e madhe e evenimenteve ose janë shtyrë ose nuk janë mbajtur. Prandaj më vjen mirë që një festival i tillë i njohur dhe i pranuar, ndërkombëtari arriti ta mbajë nivelin e vet të cilësi”, konkludoi në këtë takim Presidenti Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....