Takimi i Presidentit Pendarovski me organizatorët e “Shkupi Prajd”

23 Qershor 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti organizatorët e manifestimit “Shkupi Prajd” i cili këtë vit për shkak të pandemisë së kovid-19 mbahet në mënyrë virtuale në periudhën 20-30 qershor.

Përfaqësuesit e organizatave qytetare që punojnë për “Shkupi Prajd” e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e planifikuara të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike, biseda për tema kyçe, si dhe aktivitete muzikore dhe kulturore që e festojnë dallimin.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti aktivitetet e të gjitha organizatave dhe aktivistëve të cilët punojnë në përparimin e të drejtave të bashkësisë LGBTI dhe të gjitha bashkësive të margjinalizuara me qëllim që ato të jenë më të dukshme në shoqëri dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

Bashkëfolësit theksuan se në raport me statusin e bashkësisë LGBT, nevojiten zgjidhje efikase sistematike. Ligji për mbrojtje nga diskriminimi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, kurse nëpërmjet tij u mundësohej, për herë të parë, mbrojtje të gjitha grupeve të lëndueshme, si edhe komision profesional për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, nëpërmjet zmadhimit të pavarësisë dhe kompetencave të tij. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se do të kërkojë nga parlamenti i ardhshëm ta vendosë ligjin në listën e ligjeve që duhet të miratohen me prioritet.

Në këtë takim u fol, gjithashtu, edhe për hapat e tjerë që nevojiten me qëllim që të përparojë gjendja e njerëzve LGBTI, si dhe të ngrihet vetëdija publike, të zbatohen me efektivitet ligjet, sidomos për veprat nga urrejtja, mbrojtja nga diskriminimi dhe mbështetja për personat e lëndueshëm që kanë nevojë për integrim në shoqëri.

Presidenti Pendarovski u uroi realizim të suksesshëm të “Shkupi Prajd” dhe shtoi se bashkëpunimi midis sektorit qytetar, aktivistëve dhe bashkësisë me institucionet publike është shumë i rëndësishëm sepse shpesh përvoja që vjen drejtpërdrejt nga terreni, nga sektori qytetar është kyçe që të bëhen zgjidhje sistematike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....