Takimi i presidentit Pendarovski me Paola Severino, përfaqësuesen speciale të Kryesimit të OSBE-së në luftën kundër korrupsionit

10 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti Paola Severino, përfaqësuesen speciale Kryesuese të OSBE-së në luftën kundër korrupsionit.

Në takim presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë bashkëpunimin afatgjatë dhe të suksesshëm me OSBE-në, si dhe përkrahjen dhe ndihmën që shteti e merr në përpjekjet e tij për përmirësimin e sundimit të së drejtës, sistemit gjyqësor, reformat zgjedhore, marrëdhëniet ndëretnike dhe procesin e decentralizimit.

Presidenti Pendarovski theksoi se gatishmëria e shtetit është të vazhdojë bashkëpunimin me OSBE-në, në raport  me prioritetet kombëtare, sidomos në raport me zbatimin e strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit, nëpërmjet sigurimit të ekspertizës dhe këshillimeve ligjore.

Duke theksuar për rëndësinë dhe ballafaqimin sistematik me korrupsionin, presidenti Pendarovski nënvizoi miratimin e Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave ( 2020-2024) si hap i rëndësishëm për zvogëlimin e mundësive të korrupsionit dhe sigurimin e debatit publik në ushtrimin e pushtetit, me fuqizimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha sektorët të shoqërisë. Presidenti Pendarovski riafirmoi nevojën për miratimin e shpejtë të Strategjisë nga ana e Kuvendit.

Në takim u theksua edhe rëndësia e miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....