Takimi i Presidentit Pendarovski me Patriarkun Ekumenik Bartolomej

19 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Republikën e Turqisë, sot në Stamboll u takua me Shenjtërinë e Tij Bartolomej, Kryepeshkopin e  Stambollit – Romës së Re dhe Patriarkun Ekumenik.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet në botën ortodokse, rolin e Patriarkanës Ekumenike në nxitjen e dialogut dhe të bashkëjetesës ndërkrishtere midis popujve dhe feve të ndryshme. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e theksoi rolin e Patriarkut Ekumenik në nxitjen e dialogut mbi të gjitha çështjet e hapura në botën ortodokse.

Përveç kësaj, në këtë takim u bisedua edhe mbi çështjen e zgjidhjes së statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe me këtë rast Presidenti Pendarovski theksoi se Patriarku Ekumenik ka rol të veçantë në tejkalimin e kontekstit kishtar. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski bëri thirrje për tejkalim sa më të shpejtë të kontekstit, sepse siç tha ai, plaga në një vend në botën e ortodokse dhemb në të gjithë botën ortodokse.

Në këtë takim u shkëmbyen, gjithashtu, edhe mendime mbi gjendjen në rajon lidhur me ngjarjet aktuale për integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian, ku Patriarku Bartolomej theksoi se e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, i cili nëpërmjet plotësimit të kritereve do të kontribuojë për një jetë më të mirë, solidaritet dhe tolerancë më të madhe.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....