Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësues të fondacioneve rome

27 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Fondacionit Rom për Evropën dhe Fondacionit Romët për Demokraci Shkup.

Në këtë takim bashkëfolësit e njohën Presidentin Pendarovski me aktivitetet e planifikuara të fondacioneve të cilat janë në drejtim të promovimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, aktivitetet për përforcim të votuesve romë dhe përparimin e pjesëmarrjes politike në bashkësinë rome.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e tyre për përforcim, zhvillim dhe përparim të të drejtave të bashkësisë rome në vendin tonë dhe më gjerë në Evropë.  Duke u udhëhequr nga parimi i mosdiskriminimit, barazisë dhe sundimit të të drejtës, kurse në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme sistematike për përmirësim të integrimit të romëve në shoqërinë tonë, Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për angazhim të përbashkët të të gjithë faktorëve relevantë në shtet.

Qëllimi i Fondacionit Rom për Evropën është që nëpërmjet investimit në edukimin politik, ekonomik dhe kulturor t’i përforcojë bashkësitë rome në Evropë, duke u angazhuar për barazi, drejtësi dhe paanësi për të gjithë qytetarët e saj.  Qasja e Romëve për Demokraci Shkup, si pjesë e Rrjetit Panevropian që e që rrethon Fondacionin e sapoformuar Rom për Evropën, bazohet në tri shtylla, edukimin e votuesve, dialogun dhe llogaridhënien demokratike dhe përfaqësimin politik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....