Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e asociacioneve ABSM dhe AOLF

3 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Asociacionit të bastoreve sportive – ABSM dhe Asociacionit të organizatorëve të lojërave të fatit ne klubet automat dhe kazinotë – AOLF.

Në këtë takim u bisedua mbi propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, i cili me propozim të Ministrisë së Financave me flamur evropian është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e ABSM-së dhe AOLF-së informuan se pasojat nga miratimi i këtyre ndryshimeve që sipas tyre do të shkaktojnë humbje të vendeve të punës së të punësuarve në këtë sektor do të kontribuojnë mbi implikimet dramatike financiare. Ata shprehën edhe pakënaqësinë edhe për vendimin që ndryshimet e propozuara të jenë me flamur evropian, që nënkupton se do të zhvillohen me dinamikë më të shpejtë dhe procedurë të shkurtuar, kurse thanë se në ndryshimet e propozuara ka një seri dispozitash që cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Presidenti Pendarovski i dëgjoi argumentet e përfaqësuesve të Asociacionit të bastoreve sportive dhe Asociacionit të organizatorëve të lojërave të fatit ne klubet automat dhe kazinotë dhe rekomandoi se është i domosdoshëm një debat shoqëror publik ku do të përfshihen të gjitha palët e prekura që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme ligjore. Presidenti bëri thirrje që ndryshimet të shkojnë me procedurë të rregullt në shtëpinë ligjvënëse që të ketë kohë të ballafaqohen me të gjitha qëndrimet dhe të gjendet zgjidhje sipas standardeve më të larta evropiane për organizim të  lojërave të fatit, e cila do ta mbrojë interesin nacional dhe do të vendosë balancë midis palëve të prekura.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....