Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Asociacionit Invent Industri – IVAP, ku janë anëtare 39 kompani të përfshira në organizimin e evenimenteve, huazimin e pajisjeve për evenimente, produksion audio dhe video dhe mbështetjen teknike në evenimente.
Në këtë takim përfaqësuesit e Asociacionit i prezantuan sfidat me të cilat ballafaqohen në punën e tyre dhe rënien drastike të të hyrave pas fillimit të pandemisë së kovid-19.
Përfaqësuesit e Asociacionit në këtë takim i treguan edhe pengesat administrative me të cilat si veprimtari ballafaqohen gjatë realizimit të të drejtave të veta dhe gjatë shfrytëzimit të masave të ofruara nga Qeveria.
Presidenti Pendarovski i mbështeti përpjekjet e Asociacionit IVAP në gjetjen e mënyrave për tejkalimin e sfidave nëpër të cilat kalojnë kompanitë të cilat merren me këtë veprimtari dhe shprehu pritje që institucionet t’u përgjigjen si duhet kërkesave të tyre, me qëllim që të zbuten pasojat negative në punën e tyre për shkak të pandemisë së kovid-19.