Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Bashkësisë maqedonase gorane

16 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Bashkësisë maqedonase gorane, Avnija Rahten dhe Ace Dimovskin.

Përfaqësuesit e Bashkësisë maqedonase gorane e njohën Presidentin me aktivitetet për afirmim të identitetit dhe veçantisë së tyre si bashkësi etnike në Republikën e Kosovës, kurse me qëllim përparimin e pozitës dhe realizimin e të drejtave të tyre.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për angazhimin e tyre për ruajtjen e identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor të bashkësisë maqedonase, si dhe për veprimtarinë e tyre në suazat e Këshillit Konsultues të Bashkësive në Kosovë dhe thellimin e marrëdhënieve maqedonase-kosovare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit