Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Bashkësisë Maqedonase Gorane

14 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti delegacionin e Bashkësisë Maqedonase Gorane nga Kosova me përbërje: Avnija Rahte, kryetar i Bashkësisë, i shoqëruar nga Kenan Skendaroski dhe Ace Dimoski.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Maqedonase Gorane e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e tyre për mbështetjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor, fetar dhe historik maqedonas, vazhdimësinë dhe trashëgiminë e maqedonasve në Kosovë.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti aktivitetet e Bashkësisë Maqedonase Gorane që janë në ndërtim të lidhjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përpjekjet për kontribut në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe multikulturore nëpërmjet iniciativave të ndryshme për afirmim të bashkësisë maqedonase në Kosovë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit