Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Bashkësisë maqedonase të goranëve

22 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Bashkësisë maqedonase të goranëve nga Kosova, Avnija Rahten dhe Ace Dimovskin.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e Bashkësisë maqedonase të goranëve me qëllim të përparimit të kushteve të jetës dhe të drejtave të bashkësisë maqedonase në Kosovë, ruajtjen e identitetit të tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor si dhe mbi përpjekjet për integrim të maqedonasve në sistemin politik dhe institucionet e pushteti në Republikën e Kosovës.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi për veprimin e tyre aktiv në afirmimin e traditës, kulturës dhe zakoneve maqedonase, si dhe bashkëpunimin që e realizojnë me pushtetin kosovar.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi sfidat dhe problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet Bashkësia e maqedonasve në afirmimin e identitetit të saj, kurse të cilat janë pasojë e veprimit të propagandave të huaja.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit