Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Lidhjes maqedonase në Suedi

14 Tetor 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së punës në Mbretërinë e Suedisë, sot në Goteborg u takua me përfaqësuesit e Lidhjes maqedonase.

Në këtë takim, emigrantët maqedonas e njohën Presidentin Pendarovski me aktivitetet e deritanishme mbi ruajtjen dhe përparimin e kulturës, gjuhës dhe traditës maqedonase, si dhe mbi integrimin në shoqërinë suedeze dhe në zhvillimin social-kulturor në suazat e shoqërive dhe të klubeve.

Duke shprehur mbështetjen mbi aktivitetet e mëtejshme në atë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se angazhimi i tyre është shembull pozitiv dhe se kontribuojnë në përparimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.

Lidhja maqedonase në Suedi është asociacioni më i madh i emigrantëve maqedonas në Skandinavi e përbërë nga 11 shoqëri dhe klube maqedonase

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit