Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Lidhjes së gjimnazistëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët e informuan mbi aktivitetet e deritanishme në suazat e iniciativës “Lider(e) në shkollë, lider(e) në të ardhmen”, e cila ka filluar vitin e kaluar në bashkëpunim me Institutin për menaxhim të mirë dhe politika eurotlantike.
Presidenti u njoh me angazhimet e gjimnazistëve për reformimin dhe përmirësimin e organizimit të nxënësve. Gjimnazistët e informuan për finalizimin e propozimit të zgjidhjes ligjore, me të cilën për herë të parë në shtet do të rregullohet organizimi gjimnazist, kurse nëpërmjet të cilës parashikohet organizim i zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga të gjithë nxënësit në shkollë për kryetarin e tyre dhe për formimin e këshillave të nxënësve.
Presidenti Pendarovski, duke shprehur mbështetje për këtë iniciativë për organizim më të mirë gjimnazist në shtet, theksoi se kjo do të kontribuojë në proceset e krijimit të liderëve të rinj, të domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë si një sistem i qëndrueshëm i rendit të shoqërisë dhe politikës për të gjithë brezat në të ardhmen.
Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e Presidentit Pendarovski për përfshirjen e arsimit demokratik politik në sistemin tonë formal arsimor, e cila është promovuar nëpërmjet Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.