Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi organizatën qytetare “Polio plus” dhe u takua me përfaqësuesit e saj.
Në këtë takim, bashkëfolësit e hapën temën e zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Siç u theksua, ata e promovojnë zbatimin efektiv dhe të tërësishëm të Konventës nëpërmjet përfshirjes aktive dhe të koordinuar të bashkësisë me aftësi të kufizuara në nivel nacional dhe rajonal. Por, reagimi i institucioneve, sipas “Polio plus” është në nivel të pakënaqshëm.
Këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi pritjen se pas 9 vjetësh nga ratifikimi i Konventës është koha që të zbatohen dispozitat e saj, sidomos kur bëhet fjalë për nenet 5 dhe 9, përkatësisht të drejtat e qasjes dhe të barazisë dhe mosdiskriminit.
Njëkohësisht, përfaqësuesit e “Polio plus” e informuan Presidentin Pendarovski mbi mënyrën e ndarjes së ndihmës financiare nga shteti për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, e cila, siç thanë ata, është e padrejtë. Duke arsyetuar se sipas programit të tanishëm të Qeverisë, mjetet të cilat mblidhen si përqindje nga shitja e lojërave të fatit, u shpërndahen vetëm 7 Aleancave të shoqatave, nga “Polio plus” presin zgjerim të këtij programi, që të përfshihen edhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Gjatë shpërndarjes së mjeteve duhet të ndiqen rekomandimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, për të cilën Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje të tërësishme.