Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Partisë Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane nga Republika e Shqipërisë

14 Maj 2020 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti Vasil Sterjovskin, deputetin me prejardhje maqedonase nga partia politike Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Deputeti Sterjovski ishte i shoqëruar nga Taqo Grozdani, sekretari i përgjithshëm i partisë.

Në këtë takim u fol mbi gjendjen aktuale me pandeminë e kovid-19, mënyrën sesi po ballafaqohet Shqipëria, si dhe rajonet ku jeton popullatë maqedonase në vend.

Bashkëfolësit e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Shqipëri në drejtim të përparimit të pozitës së maqedonasve në Shqipëri, si dhe për raportet midis dy vendeve.

Presidenti Pendarovski konstatoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të përkryer, kurse puna e Aleancës Maqedonase mund të kontribuojë në përparimin e relacioneve, si dhe lidhjen e bashkësive në të dy vendet.

Përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dy vendet kanë edhe mundësinë e zgjeruar për bashkëpunim si anëtare të NATO-s, si dhe për shkëmbim të përvojave në integrimin evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...