Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve në Media (SPGPM)

1 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, në Vilën Vodno i priti përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve në Media (SPGPM).

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjen me liritë e mediave në Maqedoninë e Veriut, organizimin sindikal, si dhe kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit në media.

U diskutua mbi çështje të cilat nevojiten të rregullohen në raport me të drejtat e punës për gazetarët dhe punonjësit e mediave, si dhe mbi mundësimin e kushteve përkatëse që gazetarët ta kryejnë lirisht punën e vet, duke pasur parasysh se të drejtat e mediave mbeten akoma sfidë për të cilën nevojitet të angazhohen të gjitha palët e prekura me qëllim që të gjenden zgjidhje afatgjate.

Përfaqësuesit e SPGPM-së e informuan Presidentin Pendarovski me iniciativën për të cilën po punojnë me organizatat e tjera relevante të mediave për ndryshim të dispozitave të Kodit Penal, me qëllim që sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave të hetohen me detyrë zyrtare.

Presidenti Pendarovski dha mbështetje për ndryshimet në Kodin Penal me të cilat do të mundësohet që sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave të trajtohen si vepra penale të cilat do të hetohen me detyrë zyrtare.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe mbi punën e gazetarëve dhe punonjësve në media në kushte të kovid-19, ku u theksua rëndësia e mediave për informim në kohë në kohë pandemie dhe katastrofash. Mandej u theksua se të gjitha institucionet, organizatat dhe kompanitë të cilat i ftojnë mediat në evenimentet e veta është e nevojshme t’i respektojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga kovid-19 dhe të sigurohen kushtet përkatëse që mediat ta kryejnë punën e vet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...