Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidenten e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili

10 Maj 2021 | Kumtesat

Sot në suazat e vizitës zyrtare të Presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Zurabishvili realizuan takim tet-a-tet, kurse u mbaj edhe mbledhje plenare e delegacioneve zyrtare.

Në fokusin e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë dhe mënyrat e përparimit të tyre, integrimet në BE dhe NATO, çështjet rajonale, si dhe pandemia e kovid-19.

Në suazat e vizitës së Presidentes Zurabishvili, në Kabinetin e Presidentit to të nënshkruhen: Marrëveshja e regjimit pa viza dhe Memorandumi i bashkëpunimit në fushën e kulturës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë.

Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Zurabishvili do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...