Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidenten e Kosovës Osmani

17 Maj 2021 | Kumtesat

 

Në suazat e pjesëmarrjes së procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo afër Kranjit, Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me Presidenten e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti Pendarovski e uroi Presidenten Osmani për marrjen e funksionit dhe shprehu përgatitje për bashkëpunim të përforcuar në nivelin më të lartë në periudhën e ardhshme.

 

Në këtë takim bashkëfolësit e riafirmuan interesin për përparim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët dhe rekomanduan se thellimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve do të kontribuojë mbi përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

 

Përveç kësaj, u shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale lidhur me eurointegrimin, procesin e vaksinimi dhe ballafaqimin me pasojat e pandemisë së kovid-19 në të dy vendet.

 

Nga ana e vet, Presidenti Pendarovski i përshëndeti paralajmërimet e udhëheqjes së re kosovare për luftën gjithëpërfshirëse kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke nënvizuar se procesi i tillë do të japë kontribut të madh, si për zhvillimin e Kosovës ashtu edhe për të gjithë rajonin.

 

Bashkëfolësi biseduan edhe mbi momentet më të reja të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ku Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se ky është dialog midis dy shteteve sovrane dhe çdo rezultat duhet të jetë në drejtim të përforcimit të stabilitetit rajonal.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....